MENU
klinika

Premier League, Java 30

Përmbys United, “blindon” vendin e dytë

04.04.2021 - 21:33

Manchester United vuaajti jo pak në ndeshjen e radhës në shtëpi ndaj Brighton, por në fund mori fitoren 2-1, seukse që erdhi me përmbysje. Djajtë e Kuq mbrojnë vendin e dytë.

Ndeshja nisi keq për United. I rritur tek akademia e Djajve të Kuq, Danny Wellbeck duket se e ka harruar ish-ekipin e tij dhe shënoi një gol me pak fat sigurisht. Sulmuesi i Brighton, 30 vjeç tanimë, ka luajtur edhe me Arsenal edhe pse dëmtimet ose periudha jo e mirë bëri që ai të kalonte një karrierë jo duke lënë gjurmë.

Manchester United ka vuajtur shumë për të gjetur golin e brazimit. Formacioni i Solskjaer ka realizuar pas një aksioni që ka qenë edhe me pak fat dhe në fund është nalizuar nga Rashford, me një goditje alla Kaka brenda zonës së rreptësisë dhe pak diagonal në 62’.

Në 83’, ishte Greenwod që shënoi edhe golin e dytë për vendasit, ndonëse më herët miqtë protestuan për një gol. Një sukses që bën United të përforcojë pozitat në vendin e dytë.