MENU
klinika

Ligue 1, Java 32

“Poker” i PSG, Mbappe bëhet protagonist

10.04.2021 - 18:05

Kampionët e Frrancës vijojnë ecurinë pozitive. PSG ka mundur 4-1 Strasbourg në javën e 32-të të Ligue 1. Protagonisti i sfidës së luajtur në Stade de la Meinau ka qenë Kylian Mbappe.

Sulmuesi francez ka realizuar golin e parë dhe ka dhënë asistin për golin e tretë të Moise Kean. Sarabia dhe Paredes kanë qenë autorët e dy golave të tjerë të miqve, ndërsa goli i Strasbourg është shënuar nga Sahi.

Skuadra e Pochettino-s mban vendin e dytë në renditje me 66 pikë, tri më pak se Lille kryesuese, që fitoi 0-2 në Metz. Kur mbeten edhe 6 javë deri në fund, gara për kreun mbetet e hapur.