MENU
klinika

Moderatorja e thotë troç...

“Portokalli”, mollë sherri mes Nevinës dhe Fjoralbës?

19.04.2021 - 08:33

Sezoni i ri i emsionit të njohur të humorit “Portokalli” startoi mbrëmjen e 14 marsit në televizionin “Top Channel”.

Ashtu siç u njoftua, në moderimin e këtij programi do të ishte Fjoralba Ponari në krah të Salsano Rrapit, e cila ia doli me sukses të përshtatej me këtë format që në natë të parë

Komplimentat drejtuar moderatores së re të emisionit ishin të panumërta, teksa Fjoralba mori edhe “bekimin” e ish-moderatores së këtij emisioni, Xhemi Shehut.

“Suksese, e meriton”, ka shkruar Xhemi në foton e Fjoralbës, duke e uruar dhe përgëzuar për perferomancën e saj.

Për këtë spektakël ka garuar edhe moderatorja Nevina Shtylla, ndaj faki që Fjoralba e mori këtë pozicion dhe Nevina jo, i bëri njerëzit të besojnë se vajzat kanë prishur marrëdhëniet me njëra-tjetrën.

Për këtë ka folur vetë Fjoralba, e ftuar në programin “Dilema sociale” në “Top Albania Radio”.

Moderatorja e re e “Portokallisë” tregoi se ishte lënduar nga lajmet që qarkulluan, pasi kur doli lajmi zyrtar, kishte hasur një energji shumë negative dhe më së shumti prej mediave, të cilët përkrahnin personazhe të tjerë.

Fjoralba shtoi se “Portokallia” ka qenë një ‘mollë sherri’ më së shumti prej artikujve të shkruar, por marrëdhënia e saj me Nevinën vazhdon të jetë shumë e mirë. Vajzat nuk kanë patur kurrë debate apo diskutime rreth kësaj çështjeje, përkundrazi edhe kur kanë konkurruar në “Portokalli”, ato e kanë mbështetur fort njëra-tjetrën.