MENU
klinika

Rinisin reshjet e dëborës

Pranvera nuk ka mbërritur në qarkun e Kukësit

07.04.2021 - 08:29

Megjithëse jemi në muajin e dytë të pranverës reshjet e borës vijojnë të jenë prezent në zonën verilindore. Pranvera duket se akoma nuk ka mbërritur në Kukës.

Mëngjesin e sotëm në Kukës rinisën reshje të dendura të dëborës të shoqëruara me erëra të forta dhe ulje të temperaturave. Borë ka rënë edhe në zonat e thella malore të cilat janë nën pushtetin e borës prej ditësh pas reshjeve që ranë tre ditë më parë.

Reshjet e borës në këtë periudhë të stinës përveç problemeve në qarkullimin normal të mjeteve në rrugë  sjellin dëme në bujqësi dhe pemëtari. Temperaturat e larta të ditëve të kaluara sollën çeljen e sythëve dhe lulëzimin e pjesës më të madhe të pemëve frutore në Kukës, por me reshjet e mëngjesit të sotme dhe tre ditëve më parë mundi i fermerëve është shkatërruar.

Deri më tani nuk raportohet për probleme në rrugë, por rekomandohet përdorimi i zinxhirëve në rrugët e zonave  të thella malore.