25.04.2021 - 09:10
Presidenti Ilir Meta ka mbërritur rreth orës 10:00 në qytetin e Elbasanit për të parë më nga afër procesin zgjedhor në këtë qytet.
Kreu i Shtetit shoqërohet nga këshilltari i tij, Edmond Panariti.
Presidenti është parë në ambientet e Teatrit Skampa, ku po zhvillon edhe një takim me drejtuesin e PD ne kete qark, Gazment Bardhi.
Burime nga Presidenca thanë se Kreu i Shtetit do të vizitojë disa qendra votimi në këtë qytet.
Më herët, Kreu i Shtetit ka deklaruar se do të jetë kudo.
Elbasani është një nga zonat më të nxehta zgjedhore.
Gjatë fushatës elektorale pati edhe përplasje me armë zjarri ku një person mbeti i vrarë dhe 4 të tjerë u plagosën.