MENU
klinika

"Policia t’i lërë lojërat!"

Presidenti Meta: Ja ligji i posaçëm që do miratohet pas 25 prillit

21.04.2021 - 11:34

Presidenti Ilir Meta ka reaguar sot lidhur me arrestimin e Ndriçim Tahirit (Jonuzi), autorin e plagosjes së sekretarit të PD-së në Kavajë, Bledar Okshtuni.

Kreu i Shtetit publikoi foton e Ndriçim Tahirit në tryezë me kryetarin e Bashkisë së Kavajës, Redi Krali dhe zyrtarëve të tjerë socialistë në Kavajë, ndërsa u shpreh se ata janë të nxitur nga Edi Rama.

“Dua t’i them edhe njëherë kryerilindasit shumë mirë bërë pas ulërimave të mia që i arrestove 3 kryebandidtët në Kavajë. Ti më akuzove mua se nxis dhunën në Kavajë, ndërkohë që i dërgove ti në Kavajë këta 3 horra, tjetri që bëri aktin i lidhur me narko-trafikant. Ky me mbiemrin Elezi është kryetari i bashkisë Kavajë, ky është Alket beu baxhanaku i kryetarit të bashkisë. Ai është ndriçim Jonuzi ose Tahiri është ai që ka bërë plagosjen dhe që ka skuqur me gjak zyrën e PD-së. Ky është stafi i dunës dhe krimit elektoral dhe provokimit të opozitës në Kavajë.

Këta i nxit Edi Rama. Këta nuk kanë shkuar për motive të dobëta, t’i lërë policia këto lojëra. Mbas 25 prillit do ketë ligj të posaçëm, çdo njeri që shkel Kodin Zgjedhor nuk do ketë më vend në administratë. Policia të bëjë detyrën, do të çojë edhe një listë të personave në kërkim. Të bëjë detyrën e saj, nuk dua më jo më një pikë gjaku të shqiptarëve të derdhet për zgjedhje, por nuk dua asnjë pikë loti. Nëse Rama merr 71 mandate në mënyrë demokratike do t’ia jap edhe mandatin e Presidentin. U prek një votë Rama nuk do të gjejë vrimë ku të futet”, tha Meta.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Kryetari i bashkisë së Fierit do futet në burg”

Presidenti Meta porosit kandidatët e LSI: Kontaktoni me Gramoz Ruçin dhe…