MENU
klinika

Tre ditë para zgjedhjeve

Presidenti Meta publikon videon: Ja si blihen votat në Shkodër

22.04.2021 - 10:22

Tre ditë para zgjedhjeve Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka publikuar një video, ku sipas tij policët po përdoren për të blerë votat në Shkodër.

Në videon e publikuar nga Kreu i Shtetit disa persona orientohen si duhet te votojnë në 25 prill.

“Shikoni si blihen votat në Shkodër, ja dhe policët me kamera. Ja si blihen votat në Shqipëri. I kapin policët e ndershëm. Ja edhe fleta e votimit ku mësohen si të votojnë. I vjetër për të blerë votat i thotë polici”, thotë Presidenti Ilir Meta teksa ka publikuar edhe videon.

Teksa foli për blerjen e votave në Durrës, Presidenti u shpreh: “Këto lekë i duhen bandës për të blerë votat e LSI, sepse LSI është problemi, sepse LSI rritet sepse sa më shumë gjethe të kalbura i bien aq më lart shkon. Ky është shqetësimi i Ramës, që në vend ti thotë drejtësisë vepro, i merr në mbrojtje.”

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Presidenca reagon pas deklaratave të Vuçiç për zgjedhjet në Shqipëri

“Në 25 prill fiton ndryshimi! Marrëdhëniet me Serbinë do të jenë…”

Nga Bedri Islami: ...është përgatitur prej ditësh që të ndodhë!

Ajo që ndodhi në Kapitol dhe turpi që mund të përsëritet në Shqipëri