MENU
klinika

Muaji i madhërishëm

Prifti kosovar, lajmëron Iftarin me këmbanat e kishës

13.04.2021 - 17:36

        “Vërtet ne kemi Bajram e Pashkë, por shqiptarinë e kemi bashkë” (Fishta)

–  Çfarë është kjo këmbanë, në ketë interval kohor të pazakontë? – kishte pyetur priftin, një përfaqësues ndërkombëtar.

–  Po bie në shenjë respekti që tregohet ndaj vëllezërve shqiptarë të besimit mysliman, që janë të strehuar nëpër familje të famullisë, se është koha për të shtruar sofrën e Iftarit, – i ishte përgjigjur Don Kelemend Spaçi me shumë butësi.

Prifti katolik, Don Kelmend Spaçi, famullitar në Kishën e “Shën Andout” në Gllogjan, gjatë kohës se luftës se vitit 1998-1998, u ra këmbanave për t’u treguar myslimaneve të strehuar në familjet e fshatrave Gllogjan, Nepole, Llugagji e deri ku jehonin tingujt, se është koha e iftarit, për ata që kanë agjëruar në muajin e shenjtë të “Ramazanit”.

Për një përfaqësues ndërkombëtar, që ishte për vizitë në zyrën e famullitarit, tingujt e këmbanës në atë kohë krijuan kureshtje, por kur mësoi arsyen kishte mbetur i shtangur nga veprimi dhe kujdesi i një prifti katolik, për shqiptaret e besimit mysliman, që bëjnë iftarin me këmbanat e Kishës.

Prifti katolik ka treguar se ushtria famëkeqe serbe, kishte mbërritur në fshat dhe ai detyrohej që të gjithë fshatarët t’i merrte brenda në kishë, për t’i mbrojtur nga vrasjet dhe përdhunimet.

Madje, Dom Spaçi rrëfen se disa herë, serbët kishin tentuar të futeshin brenda në kishë, për t’i vrarë të gjithë, por prifti kishte kërkuar që fillimisht të vritet ai dhe murgeshat e më pas fshatarët.

U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit