MENU
klinika

por historia e jetës së tij mbetet gjallë në ekranin e madh e të vogël

Princ Philip ndërroi jetë…

11.04.2021 - 08:14

Princ Philip ndërroi jetë dje dhe familja mbretërore është në hidhërim të thellë, por jeta e tij do të mbetet e ekranizuar përgjithmonë mes aktorëve që e sollën në tre prodhime të ndryshme filmike.

Lajmi i ndarjes së tij nga jeta mori shumë shpejt dhenë dhe sigurisht ngushëllime nga e gjithë bota shkuan për mbretëreshën dhe familjen e saj. Por një punë e vështirë  do të jetë për skenaristët e ‘The Crown’, serialit që i dedikohet familjes mbretërore, të cilët duhet të ndryshojnë ngjarjet që janë shkruar për sezonin e ri. Princ Philip në këtë serial është luajtur në periudha të ndryshme nga tre aktorë: Math Smith, Tobias Menzies dhe në sezonin e pestë dhe të gjashtë do shohim Jonathan Pryce.

Imazhi më intim dhe i bukur i familjes mbretërore na u ofrua nga ‘The Crown’ që publikoi një portret tjetër të gjithë familjes, duke shkuar përtej famës, e duke përqëndruar tek traumat e së shkuarës, dashuria dhe lufta për liri.

Edhe në film mbretëresha dhe bashkëshorti i saj janë paraqitur gjithmonë si mbështetja më e madhe për njëri-tjetrin, siç vërtetë kanë qenë.

Në çdo rast mënyra si është trajtuar Princ Philip në kinema ka qenë një dhe e vetme: Një burrë i zgjuar e i fortë, me personalitet kompleks, që ka vuajtur përherë për pak liri të munguar, por të merituar.

Nga krizat e moshës së mesme, tek vështirësitë në marrëdhënien me nënën e tij, apo etika, e kanë detyruar shpesh Elisabetën të bëjë ndërhyrje për të ndrequr reputacionin e tij. Po ashtu edhe për gafat historike, si ajo e faktit që e zuri gjumi para një supe, në një takim në Japoni.

Gjithë këto fakte janë përdorur vetëm për të nderuar figurën e një burri të dashur, por edhe të përfolur shumë për rolin e tij në mbretëri, daljet në fshehtësi për të shijuar pak liri dhe shumë detaje të tjera. ‘The Crown’ mund ta ndiqni në Netflix, gjithashtu mund të kërkoni për ‘The Queen’, ndërsa filmi i ri ‘Spencer’, pritet të publikohet në vjeshtë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN