MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Problemet me frymëmarrjen, kur duhet t’i drejtohemi mjekut?

21.04.2021 - 08:59

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Problemet me frymëmarrjen, kur duhet t’i drejtohemi mjekut?

Mjeku: Lini një vizitë me mjekun nëse:

Keni ënjtje të këmbëve dhe nyjeve
Keni vështirësi në frymëmarrje kur jeni shtrirë
Keni temperaturë të lartë, ethe dhe kollë
Frymëmarrje fishkëllyese
Apo përkeqësim të gjendjes
Për të parandaluar përkeqësimin e gulçimit kini parasysh:

Lini duhanin. Sapo të lini pirjen e duhanit, rrezikshmëria nga sëmundjet e zemrës, mushkërisë dhe nga kanceri fillojnë të ulen, ndonëse keni vite që i keni konsumuar.
Shmangni ambientet e ndotura. Mundohuni të shmangni toksinat mjedisore dhe alergjenët.
Bini nga pesha nëse jeni mbipeshë
Kujdesuni për veten. Nëse vuani nga ndonjë sëmundje, mbajeni nën kontroll
Përgatisni një plan veprimi. Konsultohuni me mjekun për masat që duhet të merrni nëse do të keni përkeqësim të simptomave.
Kontrolloni vazhdimisht pajisjet. Nëse jeni me maskë oksigjeni, sigurohuni që pajisja të punojë siç duhet.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.