Nga: Nora Weller
Te flasim pak për Manastirin e Deçanit që se fundi u listua ndër 7 monumentet më të rrezikuara në Evropë, respektivisht në botë.
Manastiri i Deçanit është objekt nën mbrojtjen e UNESCO’s qe nga viti 2006 dhe njëherësh është në listën e monumenteve botërore të rrezikuara, brenda UNESCO’s.
Manastiri mbrohet me ligjin mbi zonat në mbrojtje të posaçme në Kosovë që rrjedh nga Plani i Ahtisaarit dhe rrjedhimisht, une personalisht argumentoj se komuniteti monastik përfiton edhe nga ligjet tjera si ligji mbi liritë fetare dhe ligji mbi të drejtat e minoriteteve (që është më i sofistikuari në Evropë).
Për më shumë, menaxhimi i manastirit është tërësisht në duart e kishës ortodokse Serbe, bazuar në Artikullin 1 të Annex V te Plani te Ahtisaarit, aq sa edhe vetë qeveria e KS duhet me kërku leje për me hy në hapësirat e tyre.
Si ndodhi pra që Manastiri i Deçanit me të gjitha këto “nivele” të mbrojtjes të listohet një ndër objektet më të rrezikuara!?
Shkojmë me rend:
1. Serbia ka forcë diplomatike dhe e ushtron këtë forcë aktivisht dhe në çdo cep duke postuar arkeolog dhe historian nëpër organizata relevante ndërkombëtare dhe duke shtyre studiues të publikojnë shkrime relevante të cilat i promovojnë rregullisht. Vis a vis Kosova e ka kryetarin e komunës së Deçanit!
2. EuropaNostra i publikoi arsyet qe e rrezikojne Decanin: atak nga ISIS, izolimi i komunitetit monastik dhe natyrisht: rruga Decan-Plave. Shkuan muaj dhe asnjë institucion nga ana e KS nuk reagoi. Imagjinoni çka dmth akuza që ISIS operon në Kosove dhe shteti mos me reaguar fare!! No comment! Per më shumë rruga e famshme që qon për Plave që nuk ka të bëjë fare me zhvillimin e komunitetit përreth por me teket e politikave partiake dhe nënshtrimin e autoritetit komunal, të cilit në fakt duhet me ju falenderu për këtë nominim dhe nese vazhdon autoriteti komunal me deklarata siq pe shoh se fundi, ja garanton Decanit extra-territorialitetin pa e mundu me shume!
3. Në këto 10 vitet e fundit Kosova nuk ka bërë kërkesë me rishikuar pozitën e Manastirit përmbrenda UNESCO’s dhe me kërku revokimin e statusit të rrezikuar. Prandaj, krejt ju që thoni se keni lobuar diplomatikisht nga qeveritë e juaja respektive, nje gjë të tillë nuk e keni bërë. Kisha s’ka qenë fare në radarin e juaj.
4. Kjo është qështje e specializuar, gërsheton ligjet dhe politikat e mbrojtjes së trashëgimisë kulturore, historinë dhe antropologjine e vendit në rajon. Pra, nuk mundet me ekzekutuar çdo kush këtë detyrë. Në Kosovë janë vetëm tre persona (që unë i njoh) që e njohin njërën apo tjetrën anë profesionale dhe asnjë nga këta profesionista nuk janë angazhuar thukët në këtë qështje për arsye partiake.
5. Mos e fajsoni Serbine, ata po i kryejnë detyrat e veta të shtëpisë shumë mirë. Ne fakt neve nuk na duhet fare Serbia per me be dëm. Dëmin dhe dështimin me te madh po e bejme vete, pa na mbajt askush! Foto e shkrepur në ditën e Shën Stefanit, Nentor 2019.