MENU
klinika

Ylli francez në “ankand”

PSG e shet në verë dhe ul çmimin për Mbappe

01.04.2021 - 21:54

E ardhmja e Mbappé vazhdon të përflitet në Francë, veçanërisht pas deklaratave të lojtarit, në të cilat ai u ankua për kritikat e tepërta që vuan në vendin e tij.

“Gjëja më e rëndësishme është të ndihemi mirë atje ku jemi dhe të argëtohemi çdo ditë”, – tha lojtari kur u pyet nëse këto kritika mund të ndikojnë në të ardhmen e tij.

Le Parisien shton më shumë “karburant në zjarr”, duke siguruar që PSG po humbet durimin me çështjen e rinovimit të sulmuesit, i cili ka ngecur për disa muaj.

“PSG është i paduruar” me një situatë “të pakëndshme”, sipas medias së lartpërmendur, e cila shton se klubi francez mund të lejojë lojtarin të shkojë në verë për një shifër që varion midis 120 dhe 150 milionë euro. Një ulje thelbësore nga 180 që klubi i kryesuar nga Al-Khelaifi pagoi për futbollistin në 2017.

Sulmuesit Kylian Mbappé i përfundon kontrata e tij në 2022, kështu që, në rast se nuk ka progres në rinovimin, PSG do të detyrohet të negociojë një transferim në verë, sepse vitin tjetër lojtarë mund të largohet me parametra zero.

Real Madrid është klubi më i interesuar, gjithsesi, në këtë krizë 120 apo 150 milionë euro janë shumë. Në këtë operacion duhet të futen edhe lojtarë të tjerë, ndryshe do të jetë e pamundur edhe për një klub i madh si ai spanjoll.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN