MENU
klinika

Ligue 1, Java 31

PSG humb duelin direkt, Lille i merr kreun

03.04.2021 - 18:25

PSG është mundur 1-0 në shtëpi nga Lille dhe ka humbur kreun e Ligue 1. Miqtë kanë marrë tri pikë të rëndësishme ndaj rivalëve direkt dhe tani kryesojnë të vetëm renditjen e kampionatit francez.

Sfida e luajtur në Parkun e Princave është vendosur në minutën e 20-të nga David. Ndeshja është mbyllur me dy kartonë të kuq. Një për Neymar dhe një për mbrojtësin e Lille, Djalo.

Është pikërisht Lille që i merr kreun PSG-së, teksa është 3 pikë para tashmë. PSG rrezikon të arrihet edhe nga Lyon, që në mbrëmje, në orën 21:00 do të përballet me Lens.