MENU
klinika

Krimi në Maqellarë

Qëlloi me thikë vëllain, arrestohet pas një ditë arratie Florian Tonuzi

30.04.2021 - 11:35

Polica ka arrestuar këtë të premte 26-vjeçari Florian Tonuzi, pasi qëlloi me thikë për vdekje vëllain e tij më të vogël mëngjesin e djeshëm.

Nga informacionet paraprake të policisë, 26-vjeçari është arrestuar sot afër banesës pasi ishte shpallur në kërkim si i dyshuari kryesor për vrasjen e Benard Tonuzi 23 vjeç.

Nga të dhënat, Florian Tonuzi ka qenë i dënuar më herë për dhunë të ushtruar ndaj babai të tij, ndërsa dyshohet se ishte edhe përdorues i lëndëve narkotike.

Si ndodhi ngjarja në Maqellarë të Dibrës një ditë më parë?

Florian Tonuzi dhe vëllai i tij, Benard Tonuzi, kanë qëndruar deri në mesnatë në një lokal në Maqellarë dhe më pas janë kthyer bashkë në shtëpi.

Floriani ishte duke drejtuar automjetin me të cilin po ktheheshin në banesë, ndërsa vëllai i tij më i vogël, Bernardi ishte i ulur në vendin e pasagjerit.

Gjatë mbërritjes pranë hyrjes së banesës, vëllezërit kanë thirrur të atin e tyre që t’iu hapte portën. Babai ka dalë jashtë, iu ka hapur portën fëmijëve, të cilët kanë hyrë në oborrin e shtëpisë dhe pikërisht aty ka ndodhur dhe ngjarja tragjike.

26-vjeçari Florian Tonuzi e ka qëlluar vëllanë e tij me thikë brenda makinës, ndërsa i ati ka parë gjithë ngjarjen e tmerrshme.

Viktima 23-vjeç si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në spital, ndërsa po punohet për kapjen e autorit, i cili është larguar nga vendi i ngjarjes.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN