MENU
klinika

30 mijë Qytetarë të Kosovës vizituan Shqipërinë më 9-12 prill

10 milionë euro për një fundjavë në Shqipëri

14.04.2021 - 09:38

Aleanca Kosovare e Bizneseve në Kosovë ka raportuar se 30 mijë qytetarët e Kosovës që vizituan Shqipërinë gjatë fundjavës së datave 9-12 prill llogariten me shpenzimet 100 euro në ditë dhe me një total prej 10 milionë eurosh.

Kryetari i AKB-së, Agim Shahini u shpreh se si pasojë e mbylljes së aktivitetit tregtar dhe bizneseve të shërbimit nga qeveria e Kosovës, qytetarët shpenzuan në Shqipëri kapitalin që mund ta shpenzonin brenda Kosovës.

Ai përcaktoi se nga Shqipëria në Kosovë mund të shkojnë vetëm 5% e vizitorëve që Kosova con në Shqipëri dhe raportoi se fundjavën e kaluar nuk kishte asnjë vizitor në Kosovë.

“Për këto ditë Kosovën e kanë lëshuar 30 mijë qytetarë, biznesmenë, politikanë, sportistë, zyrtarë shtetërorë që kaluan në Durrës, Tiranë duke shpenzuar rreth 100 euro në ditë duke përfshirë akomodimin, pijet, transportin, taksa rrugore.

Por këto duhet të jenë shumë më të larta sepse në këto vizita relaksuese nuk kursehet. AKB ka vlerësuar se kosovarët shpenzuan rreth 10 milionë euro për fundjavë në Shqipëri pasi qeveria mbylli qendrat tregtare, hotelet dhe kafeteritë. 90% e qytetarëve e shpenzojnë gjithë kapitalin kur dalin jashtë.

Vetëm 5 % e vizitorëve nga Shqipëria kthehen dhe vizitojnë Kosovën kundrejt atyre që shkojnë nga Kosova. Në këtë fundjavë nuk ka pasur vizitorë në Kosovë për shkak të masave”, tha Agim Shahini.

Ai i rekomandoi qeverisë që pas datës 18 prill të lejojë punën e plotë të bizneseve, pezullimi i të cilës përveç dëmtimit të bizneseve po ndikon dhe drejtpërdrejtë në ekonomi.

Kosovarët vizituan Shqipërinë masivisht si shkak i vendosjes së masave anti-Covid në Kosovë dhe pezullimit të punës së bareve e restoranteve deri më 18 prill.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Ja çfarë thotë misioni paqeruajtës i NATO-s në Prishtinë

Policët e Kosovës hynë në Serbi?

Pse ideja është një kopje e “botës ruse”

“Bota serbe” përndjek Ballkanin, kërcënon sërish Vulin

E paqartë nëse Lista Serbe po përgatitet për procesin

Serbët me disa alternativa në zgjedhjet e 9 shkurtit!