MENU
klinika

Mblidhet Komiteti Teknik

Rakacolli: Vitet e para dhe të dyta në gjimnaze, kthehen në klasa, mësim i kombinuar

19.04.2021 - 14:29

Gjatë mbledhjes së Komitetit Teknik, u vendos që vitet e para dhe të dyta të gjimnazeve, deri më tani në varësi të situatës kanë zhvilluar mësim online, tanimë
mund ta kryejn atë në mënyrë të kombinuar. Gjithashtu, zv. ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli, theksoi se për të ardhurit nga Greqia dhe Maqedonia e Veriut, do i nënshtrohen një karantine dy javore. Kjo masë do të mbetet në fuqi deri më 3 maj.

“Padyshim që ka filluar të ndihet edhe efekti i vaksinimit masiv. Ajo që vihet re në Rajon situata paraqitet ndryshe, ndryshe nga vendi ynë, në fqinjët tanë, në Maqedoninë e Veriut numri rasteve janë shtuar, por edhe i jetëve të humbura, e kjo duket në grafikët e paraqitura. Sfida e komitetit tonë është përmirësimi i indikatorëve.Duke parashikuar faktorët do të merren edhe masat. Mos respektimi nga subjektet elektorale mund të ndikojë në rritjen e rasteve. Festa e Pashkëve do të sjellë edhe ardhje nga vendet e terja. Kujtojmë se vitin e kaluar, në Pashkë u rritën rastet, dhe numri i jetëve. Duke pasur situatën lokale, ku e zë Gjirokastra. Nga dita e nesërme qëndrimi në karantinë 2 javore për personat që vijnë nga Maqedonia dhe Greqia deri më 3 maj. Nxënësit e viteve të parë dhe të dyta që kanë qenë në mësim online, mund të fillojnë edhe mësimin në klasë”, tha Rakacolli.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Drejtoresha e ISHP: Ligji e thotë qartë, këta persona…

A do të votojnë në 25 prill të infektuarit me Covid?