MENU
klinika

“Shqipëria siguron dozën e dytë më të madhe të vaksinave Pfizer”

Rama: Herë tjetër mos të nxitohen politikanët llogjellogë për qëndrimet…

20.04.2021 - 14:39

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas lajmit se BE do të japë 145 mijë vaksina anti-Covid për Shqipërinë, e thotë se kjo është doza e dytë “më e madhe nga kontrata e Bashkimit Europian me 6 vendet e rajonit për vaksinat Pfizer që BE do të shpërndajë në rajon”.

Me këtë njoftim, Rama jep dhe një përgjigje për kritikët duke thënë se “kështu që herë tjetër mos të nxitohen analistêt gjithologë dhe politikanët llogjellogë, kur gjykojnë qëndrimet e mia ndaj BE, në emër të popullit shqiptar”.

Postimi i kryeministrit Edi Rama ne Facebook:

Shqipëria siguron dozën e dytë më të madhe nga kontrata e Bashkimit Europian me 6 vendet e rajonit për vaksinat Pfizer që BE do të shpërndajë në rajon

Plot 145 mijë vaksina nga 651 mijë gjithsej për Ballkanin Perëndimor, do t’i marrë Shqipëria, kështu që herë tjetër mos të nxitohen analistêt gjithologë dhe politikanët llogjellogë, kur gjykojnë qëndrimet e mia ndaj BE, në emër të popullit shqiptar.

Shumë faleminderit Komisionit Europian, Presidentes Von der Leyen, Komisionerit Varheley dhe ambasadorit Soreca, që e dēgjuan, repsektuan e përsëri po e ndihmojnë Shqipërinë, si miq të çmuar të këtij populli.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Të dhënat e qytetarëve u publikuan nga Meta dhe Berisha”

Rama: Ju them të gjithëve mos e çani kokën fare! Numrin e keni lënë kudo!