MENU
klinika

“Luli ta bëjë sot marrëveshjen”

Rama i përgjigjet Metës: Ma thanë kur po vija këtu, kishte dalë në konferencë…

15.04.2021 - 17:27

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas deklaratës së presidentit Ilir Meta, i cili u pyet gjatë një konference për media ditën e sotme lidhur me propozimin e Ramës për Bashkëpunim me Lulzim Bashën, dhe tha “ta bëjnë përpara 25 prillit, nëse kanë për ta bërë”.

Nga Shkodra, Rama i është përgjigjur Metës, duke thënë se bashkëpunimin me Bashën do e bëjë kur PD të jetë në opozitë, pasi Partia Socialiste do të dalë fituese në zgjedhje.

Pjesë nga deklarata e Ramës:

Një natë e kurdis Saliu, një natë e kurdis Iliri. E patë Ilirin ça bëri? Ma thanë tani kur po vija këtu, kishte dalë në konferencë shtypi. Ai thoshte “Luli po të dojë ta bëjë tani atë marrëveshjen”. Se ça marrëveshje duhet të bëj unë… i thashë një gazetari jam i gatshëm të bashkëpunoj, me opozitën, sepse PS do t’i fitojë zgjedhjet, por ama nëse është e mundur të shkojmë përtej kësaj politike ndasish, sherresh, pse jo. Por i thashë Luli duhet të ndahet nga çelësi që e kurdis. E Luli vrapon thotë jo, si mundet po tha po, i hoqën baterinë. Është kukull me bateri. Vetëm një kukull me bateri mund të jetë një herë spiderman një herë borëbardhë.