Kryeministri Edi Rama ka inspektuar sot punimet në kantierin e ndërtimit në zonën e 5 majit në Tiranë.
Nëpërmjet një postim në rrjete sociale, Rama thekson se zona në të cilën po punohet “brenda një viti do të jetë një nga qendrat urbane, ekonomike, sociale më moderne në Shqipëri dhe një tjetër pol i Kryeqytetit”.
Sipas Kryeministrit, një do të ndërtohen “rreth 3500 apartamente për 11 mijë banorë, 5 objekte publike ndër të cilat edhe godina e përbashkët e tatime-doganave, 3 objekte arsimore, një shkollë profesionale, si edhe qendra franceze e edukimit të Teknologjisë Digjitale për rininë “ECOLE 42” me mbështetjen e Presidentit Macron”.
Rama shoqërohej nga ministri i rindërtimit, Arben Ahmetaj dhe kryebashkiaku Erion Veliaj.