MENU
klinika

“Jam kryeministri i vetëm që kam shëtit kaq shumë çdo cep të Shqipërisë”

Rama: Janë dhe shumë për t’u bërë, por kishim vetëm 1 mandat e pak sepse…

12.04.2021 - 15:15

Turi i radhës i fushatës elektorale për kryeministrin Edi Rama, ishte qyteti i Cërrikut.

Në një bisedë me qytetarët, ai tha se janë bërë shumë për këtë qytet, por pranoi, se duhet të bëhen akoma dhe më shumë.

Rama tha se është kryeministri i vetëm që ka shëtit kaq shumë Shqipërinë, e i përgjigjet të gjithë atyre që kanë halle e probleme.

Po ashtu, ai tha se objektivi i PS, është që përmes telefonit të ofrohen të gjitha shërbimet institucionale, për të shmangur kështu, radhët e gjata të pritjes.

 

 

“Mandati i treë i PS, nuk është për mua, personalisht, por për Shqipërinë. Nuk është për mua personalisht, është për të gjitha ato gjëra që edhe unë njësoj si ju i di shumë mirë, janë shqetësimet tuaja,. hallet e problemet tuaja. Mes shumë të metave të mia, nuk e kam pasur dhe se kam të metën që t’i kthej kurrizin njerëzve. Jam kryeministri që e kam shëtitur Shqipërinë për punë më shumë se të gjithë kryeministrat e marrë së bashkë në historinë e shtetit shqiptar. Sigurisht ka shumë të drejta që nuk janë gjetur akoma. Kanë dështuar, por sa janë ata sot që falë kontaktit direkt, me shtetin, përmes telefonit, kompjuterit kanë marrë shërbimin.

Dua që e gjithë marrëdhënia e qytetarit e shtetit të bëhet përmes telefonit. Nuk i përdorim telefonat me kë je, hajde voto për ne, por duam që të funksionojë për të zgjidhur problemet. Ka shumë për të bërë, kemi bërë shumë, do të bëjmë edhe më shumë. Nuk do të lejojmë që ata që kemi ngritur me mund të bëhen. Kur kam ardhur në Cërrik në fushatën e 2013, kam thënë që do të bëjmë më shumë se të gjithë vitet e marra së bashku. Në 2017 kam thënë do bëjmë më shumë, nuk kemi bëra aq sa duhet.

Por këtë fotografi që gjendemi këtu, e t’ia dërgojmë ndonjë shqiptari nga Cërriku që jeton në vend të huaj, do të thotë, s’është Cërriku, është 3 D. Ne do të bëjmë më shumë përfshirë dhe vitet e mandateve tona. Na thonë dy mandate, por kemi pasur 1 mandat e pak, por më pas kemi hyrë në luftë, me dy fronte, që mund të rrëzonin një elefant. Ne po fitojmë mbi të dyja këto sfida, nëse ka një forcë që i fiton këto sfida, është vetëm Partia Socialiste, të tjerët ta harrojnë”, u shpreh kryeministri.