14.04.2021 - 10:39
Kryeministri Edi Rama këtë të mërkurë në kuadër të takimeve elektorale për zgjedhjet e 25 prillit do të jetë në Dibër ku do të takohet me qytetarët dhe banorët.
Nisjen për në Dibër e ka bërë publike vetë kryeministri Edi Rama i cili përmes një video të postuar në profilin e tij në Facebook ka nxjerrë pamje nga Rruga e Arbrit.
Sipas Ramës, edhe pak ngelen nga koha kur kjo ëndërr 100-vjeçare të bëhet realitet.
“Për Dibër nga Rruga e Arbërit
Edhe pak dhe ëndrra 100 vjeçare është realitet”, shkruan Rama.
Nga pamjet shihet tuneli i këtij aksi që ende është në ndërtim e sipër.e.su./abcnews.al
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
"Nuk do votojmë më 25 prill"