MENU
klinika

Kryeministri Edi Rama, duke folur...

Rama në hapjen e Spitalit të Fierit: Mbart vlera të jashtëzakonshme…

21.04.2021 - 15:41

Kryeministri Edi Rama, duke folur në hapjen e Spitalit Rajonal të Fierit, deklaroi se ky spital do shërbejë që shqiptarët të marrin më shumë shërbime shëndetësore.

Rama theksoi se PS në mandatin e tretë do ta kthejë Divjakën në destinacion turistik. Kreu i qeverisë shtoi se po ashtu pritet që në Shqipëri të hapet një filial i Universitetit Teknik të Stambollit.

“Spitali i Fierit do jetë me vlerë të jashtëzakonshme.  Me hapjen e spitalit, sjellim në Shqipëri traditën e mrekullueshme të shëndetësisë mjaft të adhuruar turke. Në Ankara kemi nënshkruar disa marrëveshje. Ka nisur puna për bashkëpunim dhe zhvillim në fushën e turizmit dhe trashëgimisë kulturore. Skuadrat tona po ndërhyjnë në Berat, në Gjirokastër dhe rikuperim të shtëpive që i përkasin trashëgimisë së Shqipërisë.

Jam krenar që kemi një vend kaq mik dhe të gatshëm për të na ndihmuar. Këtu do punohet përditë për fazën e re të reformës shëndetësore në Shqipëri. Të kthejmë Divjakën destinacion të lakmuar të turizmit. Duam të hapim filial të Universitetit Teknik të Stambollit në Shqipëri. Miqësia e sinqertë mes Shqipërisë dhe Turqisë po sjell dobi të panumërta në vendin tonë”, deklaroi Rama.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN