MENU
klinika

‘18 projekte me vlerë 10.6 mln euro’

Rama përmbledh investimet në Berat

02.04.2021 - 08:29

Berati është një nga qytetet më të vizituar me një numër rekord turistësh vit pas viti. Kryeministri Edi Rama mëngjesin e sotëm ka publikuar një video përmes të cilës tregon investimet që janë kryer, të cilat sipas tij kanë transformuar këtë qytet duke zhvilluar turizmin dhe ekonominë.

“Pjesa e pedonales më parë ka qenë rrugë kalimi makine, ka qenë me pluhur dhe vizualisht nuk ka qenë e bukur siç është sot”, me këto fjalë të një sipërmarrësi të ri nis videoja e cila pasohet dhe me rrëfimin e një skulptoreje.

Berati vuajti pasojat e mungesës së investimeve në vitet e shkuara, të cilat siç theksohet dhe në video veç shëmtisë, prodhuan edhe izolim social e ekonomik te banorët e këtij qyteti.

“Investimet e fundit në qytetin tonë duhen poarë si një urë komunikimi. Duke qenë se qyteti ynë është një qytet me trashëgimin të lashtë kulturore atëherë këto ura komunikimi do të vijnë në ndihmë të këtyre zejeve për për përparuar dhe për të ecur sa më përpara dhe për ti ardhur në ndihmë jetës turistike në qytetin tonë”, thotë Llambrini Dëna, skulptore qeramiste.

Në video thuhet se rilindja urbane përmes 18 projekteve me vlerë 10.6 mln euro zgjoi potencialin turistik të qytetit për ta kthyer në nxitës të fortë të zhvillimit ekonomik.

“Ka ciltërsi. Dalim familjarë fëmijë argëtohen. Turistët janë të mahnitur me qytetin tonë, cdokush që vjen e përfshin një ditë në Berat”, vijojnë të rrëfejnë.

Me këto invesitme, impakti ishte i menjëherdhëm, pasi në video thuhet se arriti të tërheqë në vit 150 mijë turistë në të gjithë botën, nga 39 mijë në vit që vinin kohë më parë.

“60 hetele tani, 12 në 2013, kjo erdhi si pasojë e rritjes së turizmit. Nga viti në vit qturizmi vjen duke u shtuar”, thuhet në video.

“Një tjetër projekt që ka trnaformuar infratrukturën ndërlidhëse në zemër të qytetit është rikonsturksioni i segmentit ura e varur deri në urën e giricës, si dhe rruga mihal Gomenno, aksesi më i shkurtër që lidh beratin me lagjen historike të kalasë. Rruga akomodon atelie të punimeve artizanale, ristorante dhe muze. E me këtë janë shtuar arsyet për të bërë biznes, 75 sipërmarrje të reja me 200 të rinj të punësuar”, përmblidhet në video.

Edhe sipërmarri i ri tregon se si u kthye në Berat pasi filloi të investohej.

“Vazhdova studimet për ekomonik, duke parë se në Berat filluan investimet u bë pedonalja, vendosa të investoj. Kam bërë një bar ku ofroj kokteile dhe ideja ishte për turizëm”, tha një i ri që ka hapur biznes”.

1617345563_mmmmm.jpg

Media spanjolle “La Vanguardia”

Zbuloni Beratin, qytetin përrallor në Shqipëri

Shisnin doza me dr*ga të forta në Vlorë e në Fier

Çmontohet grupi kriminal! 12 në pranga, 2 në kërkim

Donte të vriste prindërit e tij të moshuar

Emri/ Arrestohet 42-vjeçari në Fier

Mjeku: Të hiqet fostoksina, nuk ka kundërhelm

Depresioni vret në Fier! Pesë vetëvrasje në dy javë

Cili është qarku më i rrezikuar

Cikloni mesdhetar, prek Shqipërinë!

"Hapi dyert me kushte dinjitoze për 850 nxënës dhe mësues"

Kryeministri publikon pamjet e shkollës “Naim Frashëri” në Fier