MENU
klinika

"Mjafton të mos jenë para krimi! Nuk u kërkojmë llogari nëse..."

Rama premton amnisti për të ardhurat e emigrantëve

14.04.2021 - 11:52

Në fjalën e mbajtur sot para votuesve për herë të parë në Burrel, kryeministri Edi Rama premtoi amnisti për paratë e emigrantëve, që do të investohen në Shqipëri për zhvillimin e ekonomisë vendase.

Kreu i qeverisë tha se kushti i vetëm është që këto para të mos jenë të ardhura nga krimi.

“Do tu bëjmë një amnisti direkte atyre për ti sjellë këtu pa ju kërkuar llogari, se i kanë mbajtur në bankë apo poshtë jastëkut, mjafton të mos jenë para të krimit. Dhe këto para të vijnë këtu se janë para gjaku, para djerse, para shqiptarësh, dhe të hidhen këtu. Dhe gjithë kjo parajsë të fillojë të shikojë këto lule të një ekonomie të re. Agroturizmi është një ekonomi që mban një pjesë të madhe të ekonomisë rurale”, tha Rama.

“Nuk e harroj kur kam ardhur për herë të parë, shikoje vetëm gropa, pluhur, rrëmujë. Sot është një vend që po merr jetë hap pas hapi, por sot Mati nuk është gjëkundi me atë që ishte. Ëndrra shekullore e ujit të pijshëm nuk është më një ëndërr, por çështje kohe, sepse po investohet në dy ujësjellësat që do ta bëjnë qoftë Burrelin, qoftë Matin me 24 orë ujë. Unë e di që kanë të drejtë ata që thonë “akoma me ujin e pijshëm merreni! Ne nuk kemi 100 vjet në detyrë. Situata ishte katastrofike. Kur i thashë Gonit ti do kandidosh. Më tha kryeministër, jam shumë i qartë për të gjitha vështirësitë por nëse nuk më premton se do tu japim ujin 24 orë matianëve të lutem mos ma kërko”, tha më herët kreu i qeverisë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Washington Post për Maqedoninë e Veriut

“Vota e shqiptarëve, kyçe për presidentin e ri”