MENU
klinika

“Duan mbylljen e aeroportit për të mos ardhur vaksinat!”

Rama: Saliu gjuan me gurë digjitalë dhe Iliri fsheh dorën

07.04.2021 - 13:10

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas protestës së kontrollorëve ajrore të Rinasit, duke u shprehur se sabotimi i Aeroportit “Nënë Tereza” nuk do të tolerohet.

Kreu i qeverisë paralajmëroi organizatorët se do të kallëzohen penalisht dhe do të përballen me ligjin. Rama akuzoi si frymëzues të kësaj lëvizje presidentin Ilir Meta dhe ish-kryeministrin Sali Berisha.

“Frymëzuesit e kësaj lëvizjeje të çartur çartiste, Saliu që gjuan me gurë digjitalë dhe Iliri, që hedh gurin e markës “Leshko” dhe fsheh dorën, duan mbylljen e aeroportit për të mos ardhur vaksinat!”, shkruan Rama në dy postime të njëpasnjëshme në “Twitter”.

Statuset e Ramës në “Twitter”

Sabotimi i rëndë i aktivitetit të Aeroportit “Nënë Tereza” nuk do të tolerohet! Frymëzuesit e kësaj lëvizjeje të çartur çartiste, Saliu që gjuan me gurë digjitalë dhe Iliri, që hedh gurin e markës “Leshko” dhe fsheh dorën, duan mbylljen e aeroportit për të mos ardhur vaksinat!

Organizatorët do të kallzohen penalisht dhe do të përballen me ligjin, që ndalon rreptësisht ndërprerjen e aktivitetit të kullës nga ana e kontrollorëve! Të tjerët duhet të vendosin menjëherë: O me shtetin në punë o me antishtetin në një proces penal për cënim të sigurisë kombëtare!

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN