Kryeministri Edi Rama ka zbuluar sot në një intervistë në emisionin e analistit Mustafa Nano, në MCN, se kurioziteti i parë për të kur ka marrë drejtimin e qeverisë ka qenë raporti që ka Shqipëria me vendet e Bashkimit Evropian dhe më gjerë.
Gjatë fushatës, Rama është shprehur se e kërkon mandatin e tretë qeverisës për vizionin që ka për Shqipërinë. Duke shpjeguar këtë ide, Rama tha se “shijet e të qënit në majë janë shije që nuk i provon në asnjë vend tjetër”.
“Unë nuk jam këtu për vete, se unë vetë jam i përmbushur, nuk është se unë kam diçka që nuk e kam provuar nga ato që janë shijet dhe dhimbjet e mëdha të të qënit në majë se ka shumë dhimbjet e të qënit në majë.
E të qenit në majë ka më shumë dhimbje sesa çka shije, por shijet e të qënit në majë janë shije që nuk i provonë dot askund dhe në asnjë formë të jetës sepse është një shije që ske si e porovon në një vend tjetër kur ti je njeriu që i jep mundësinë qindra mijëra njerëzve që duke u vaksinuar të ndihen të çliruar përshembull.
Në këtë aspekt unë nuk kisha provuar që të përballesha me një tërmet, s’kisha provuar të përballesha me një pandemi edhe në aspektin e raporteve se dhe ai është një kuriozitet në fillim.
Është një kuriozitet i madh në fillim raportet e tua si kryeministër i një vendi të vogël si Shqipëria me liderat e tjerë të vëndeve shumë më të mëdha edhe këtë e kam tani më qartë sesi është raporti, edhe jam shumë ok.
Por ajo që më mban mua këtu është pikërishtë gjëja që duhet bërë, gjëja që është ndërtuar me shumë vështirësi, është çuar përpara me shumë vështirësi, ne firmosëm pardje kontratën e aeroportit të Vlorës është një gjë që e kanë ëndërruar vlonjatët prej shumë vitesh është premtuar nga të gjithë ishte një strapacim i madh për të arritur deri tek kontrata, u firmos kontrata, do bëhet Vlora me një aeroport do bëhet Shqipëria me katër porta nga qielli dhe me katër porta nga deti”, tha Rama.