MENU
klinika

Ngjarja e rëndë në xhaminë te ‘Rruga Kavajës’

Reagon kryetari i KMSH-së: Të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetën. Kërkojmë…

19.04.2021 - 15:43

Kryetari i KMSH-së, Bujar Spahiu ka reaguar për ngjarjen e rëndë te Rruga e Kavajës, ku një qytetar nga rruga ka hyrë në ambientet e xhamisë “Dine Hoxha” dhe ka plagosur pesë persona.

Në një reagim në facebook, Spahiu tregon se qytetarët e plagosur, mes tyre edhe personel të xhamisë janë jashtë rrezikut për jetën, ndërsa kërkon nga organet përkatëse zbardhjen sa më parë të kësaj ngjarje.

Reagimi i plotë:

U informova nga Myftiu i Tiranës, z. Lauren Luli,  dhe nëpërmjet medias, për ngjarjen e fundit në Xhaminë Dine Hoxha.

Sipas imamit Kalaja dhe besimtarëve dëshmitarë të pranishëm, një person i jashtëm ka hyrë nga rruga në xhami duke plagosur me mjet prerës besimtarët dhe personelin e pranishëm në xhami.

Fatmirësisht besimtarët e lënduar janë jashtë rrezikut për jetën.

I lutemi Zotit për shërimin e tyre sa më të shpejtë.

Përsoni është në duart e forcave të rendit.

Kërkojmë nga organet përkatëse zbardhjen sa më parë të kësaj ngjarje e cila lëndoi besimtarët në këto ditë ramazani.

Gazetarja e “Panoramës” Etleva Delia raporton se të plagosurit janë: Amri Tola, 23 vjeç, Donard Koçi, 35 vjeç, Kleon Jaupaj, 26 vjeç, Mariglen Konja, 24 vjeç, dhe Sebah Peposhi, 22 vjeç.

Burime nga Spitali Ushtarak konfirmojnë për “Panoramën” se gjendja e të plagosurve nuk është e rëndë, dhe ndërkohë po kryhen ekzaminimet e nevojshme.

Rreth orës 14:30 një 34-vjeçar i identifikuar si Rudolf Nikolli, është futur në ambientet e xhamisë duke plagosur me thikë 5 persona. Mbeten ende të paqarta rrethanat se si është futur agresori në objektin e kultit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN