MENU
klinika

La Liga, Java 29

Real Madrid bën “detyrën” ndaj Eibar

03.04.2021 - 17:14

Real Madrid ka bërë “detyrën” në ndeshjen e shtëpisë kundër Eibar, duke fituar 2-0 dhe merr përkohësisht vendin e dytë në renditje, në pritje të ndeshjeve të Atletico Madrid dhe Barcelonës.

Pjesa e parë është mbyllur me rezultatin 1-0. Ka qenë Asensio që ka shënuar për Los Blancos në minutën e 41-të. Ylli spanjoll kishte shënuar katër minuta më parë një gol të bukur me finte, por që i është anuluar nga VAR për një pzoicion jashtë loje.

Në pjesën e dytë, Benzema në minutën e 73-të dyfishoi shifrat. Eibar ka shkuar shumë afër barazimit në minutën e 62-të, kur një pasim mbrapa i Lucas Vazquez për pak sa nuk ka përfunduar në rrjetë, por Cortuois ka arritur ta largojë në momentin e fundit.