MENU
klinika

Champions League

Real Madrid hedh një hap drejt gjysmëfinaleve

06.04.2021 - 21:52

Real Madrid ka bindur në sfidën e parë cerekfinale të Champions League, duke fituar 3-1 në shtëpi. Liverpool i duhet të bëjë mrekullinë në kthim.

Real Madrid ka gjetur golin e avantazhit në 27’. Një asist spektakolar nga thuajse 60 metra me Toni Kroos që është edhe fantazia e vërtetë… Diçka e telekomanduar për Vinicius Jr, i cili pasi e stopon me gjoks arrin që të kalojë edhe mbulimin e dy mbrojtësve të Liverpool, duke mposhtur Alisson.

Los Blancos dyfishuan rezultatin në 36’ dhe sërish mbrojtja “reds” ishte totalisht e përgjumur…Këtë herë gabimi vjen si asist nga Arnold, i cili në tenativë për ta kthyer të portieri me kokë, i pason Asensios, që pasi kalon me parabolë Alisson, e ka të lehtë ta depozitojë topin në rrjetë.

Në pjesën e dytë zgjohet Liverpool. Në fije të pozicionit jashtë loje, Salah gjen devijimin e duhur dhe shënon për miqtë. Por kur pritej barazimi, është sërish Vinicius në 65’ që realizon pas pasimi të artë të Modric, me Alisson që mund të bënte më mirë.

Fundi është dramatik për Real Madrid, që vuan presionin e Liverpool, por kanë munguar gjuajtjet drejt portës dhe për pasojë edhe goli i dytë, që do të hapte më shumë cështjen e kualifikimit.

Futbollisti jep lajmin e ëmbël pas shënimit të supergolit

Granit Xhaka do të bëhet baba për herë të tretë

Flik: Pyesni lojtarët!

Barça nuk fiton dot pa Jamal!

Erjon Bogdani karikon mesfushorin e Kombëtares

“Inter besoji Asllanit, nuk të zhgënjen! Broja për Milanin”

I ka bindur të gjithë përveç… Silvinjos

Milani bën gati ofertën për Kristian Shpendin