MENU
klinika

KQZ zbulon të dhënat, kryeson Qarku i Tiranës, Elbasani dhe...

Rekord votash të pavlefshme në zgjedhjet e 25 prillit!

27.04.2021 - 12:45

Zgjedhjet e 25 prillit kanë shënuar një rekord historik përsa i përket votave të pavlefshme.

Edhe pse procesi i numërimit ka mbetur i hapur në Qarkun e Durrësit dhe atë të Tiranës, Panorama al ka analizuar të dhënat e Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe ka nxjerr shifrat e votave të pavlefshme në 12 Qarqet e vendit.

Në total rezulton se janë rreth 77 607 vota të pavlefshme në të gjithë vendin, ku kryesimin e ka Qarku i Tiranës. Ndërkohë që në zgjedhjet e 2017, numri total i votave të pavlefshme ka arritur në 31 790.

Në Tiranë janë cilësuar si të pavlefshme 14 248 vota, ndërkohë që Qarku i dytë që renditet për vota të pavlefshme është qyteti i Elbasanit me 9775.

Votat e shënuara gabim ose të vendosura si të tilla qëllimisht nga qytetarët janë regjistruar në qarkun e Fierit që ka gjeneruar 9349 vota të pavlefshme.

Vota të pavlefshme në masë kanë dalë dhe në kutitë e Korçës, Durrësit dhe Shkodrës.

VOTAT E PAVLEFSHME NË GJITHË SHQIPËRINË ME 25 PRILL

TIRANË 14 248 vota të pavlefshme

ELBASAN 9 775 vota të pavlefshme

FIER 9 349 vota të pavlefshme

KORÇË 7 375 vota të pavlefshme

DURRËS 6 641 vota të pavlefshme

SHKODËR 6 107 vota të pavlefshme

BERAT 5 273 vota të pavlefshme

LEZHË 4 925 vota të pavlefshme

VLORË 4 730 vota të pavlefshme

DIBËR 4 686 vota të pavlefshme

GJIROKASTËR 2 310 vota të pavlefshme

KUKËS 2 188 vota të pavlefshme

TOTALI 77607 VOTA TË PAVLEFSHME

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN