MENU
klinika

Pas Eurovision-it u zhduk

Rikthehet Arilena, një projekt i ri është gati!

19.04.2021 - 08:40

Arilena Ara ka rifilluar punën për projekte të reja, megjithëse nuk dimë të ketë ndaluar ndonjëherë.

Megjithatë duhet ta pranojmë se ka qëndruar pak e distancuar nga gjithë vëmendja në media sociale duke postuar rrallë.

Një këngë me siguri po e bën gati, pasi vetëm një foto e saj i bëri gjithë miqtë të flasin.

Disa paralajmërojnë diçka të bukur, e të tjerë thjesht mezi presin rikthimin e Arilenës.

Vetë këngëtarja nuk ka bërë ndonjë koment, por në këtë rast, miqtë dhe të afërmit janë një burim i besueshëm informacioni. Ndaj përgatituni…