MENU
klinika

Premier League, Java 30

“Ringjallet” Liverpool, mposht Arsenal dhe sheh për lart

03.04.2021 - 22:01

Liverpool mori sonte fitoren e dytë radhazi, në një transfertë të vështirë, sic ishte ajo me Arsenal. Të kuqtën bindën 3-0 në Londër, duke parë tashmë për më lart, pasi zona Champions është vetëm 2 pikë larg.

Triumf spektakolar i djemve të Klopp, që zgjidhën gjithçka në pjesën e dytë. Fraksioni i parë, edhe pse u dominua i gjithi nga “The Reds” nuk solli asnjë gol dhe rezultati u ksua 0-0. Në minutën e 61’ erdhi dhe ndryshimi i rrjedhës së takimit, pasi u aktivizua në lojë heroi Diogo Jota.

Vetëm 3 minuta i mjaftuan portugezit për të shkundur rrjetën me një goditje me kokë. Më pas, në minutën e 68’ ishte Salah që ndëshkoi Lenon pas një finalizimi perfekt.

Mbrëmja spektakolare nuk mbaroi për Diogo Jotan, i cili shënoi edhe një tjetër gol në minutën e 82’, duke kompletuar toren 0-3, që e çon Liverpoolin në kuotën e 49 pikëve, vetëm 2 më pak se Chelsea i vendit të katërt.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN