MENU
klinika

Nuk e kishte imagjinuar kurrë

Rita Ora befasohet nga surpriza e veçantë e fanses!

03.04.2021 - 09:59

Rita Ora prej muajsh po shijon qëndrimin në Australi duke qenë se është bërë pjesë e jurisë së spektaklit “The Voice”. Gjatë kësaj kohe ajo ka qenë mjaft aktive në rrjete sociale për të ndarë me ndjekësit momente të ndryshme nga kjo eksperiencë. Edhe pse Rita ka qenë këto kohë në qendër të vëmendjes mediatike dhe në shumicën e rasteve është kritikuar ashpër, ajo vazhdon të ketë mbështetës të zjarrtë.

Së fundmi, Rita ka treguar se është takuar me disa fanse të saj dhe nga njëra prej tyre ka mbetur e habitur. Ajo kishte bërë tatuazh në dorë inicialet e Riës, R.O, gjë që e ka bërë këngëtaren të emocionohet. Rita ka publikuar një foto me vajzën në fjalë dhe përkrah ka shkruar:

“Kam fansat më të mirë në botë! Nuk mund ta besoj që ke bërë këtë tatuazh, je e mrekullueshme!”.

Ndërkohë para disa ditësh bënë xhiron e rrjetit dia foto të Ritës, teksa pushonte në pishinën e hotelit ku po qëndron. Rita tërhoqi vëmendjen e të gjithëve e veshur me një palë bikini në ngjyrë floriri, që e përfshinë këngëtaren në një situatë disi të sikletshme. Ndërsa ishte duke u relaksuar, të brendshmet e saj i zbuluan pak më shumë seç duhej. “Daily Mail” ishte e media e parë që publikoi disa foto të këngëtares, të cilat më pas u shpërndanë me shpejtësi në rrjet.