MENU
klinika

U shpall Presidente e Kosovës

Rita Ora bën urimin e veçantë për Vjosa Osmanin

05.04.2021 - 13:07

Këngëtarja me origjinë shqiptare, Rita Ora, ka uruar Presidenten më të re të Kosovës, Vjosa Osmanin.

Në një postim në “Instagram”, Rita, ka publikuar një foto të Osmanit dhe shkruan: “Urime Vjosa Osmani, Presidentja e re e Kosovës”.

  • foto galeri

Këngëtarja dhe Presidentja, ruajnë raporte të mira së bashku, pasi shpesh, urojnë njëra-tjetrën për sukseset që korrin në rrugët e ndryshme në jetë.

Sakaq, kujtojmë se Vjosa Osmani u shpall Presidente ditën e djeshme, në raundin final të zgjedhjeve në Kuvend.

Në votim morën pjesë gjithsej 82 deputetë, ndërsa Osmani siguroi 71 prej tyre, ndërsa 11 u shpallën të pavlefshme.