MENU
klinika

I pari shtet në Ballkan

Serbia nënshkruan marrëveshje me Modernën

23.04.2021 - 09:11

Serbia, shteti lider në Ballkan për procesin e imunizimit të popullatës, e cila që prej llimit rmosi marrëveshje me kompanitë farmaceutike njoftoi se mbylli një tjetër kontratë të vlefshme.

Presidenti Vuçiç njoftoi arritjen e dakordësisë me amerikanen Moderna dhe se vaksinat e saj do të dorëzohen para tetorit. Kjo e bën Serbinë edhe një prej vendeve të para në Europë që merr dozat e kësaj kompanie.

“Duhet të duroni kritika të ashpra kur bëni diçka dhe unë jam krenar që jam pjesë e një ekipi që bëri diçka. Ne bëmë punën tonë dhe morëm më shumë vaksina se të tjerët”, tha Vuçiç.

Në Serbi qytetarët e zgjedhin vetë nëse duan të vaksinohen me Pfizer, Astrazeneca, Sinopharm apo Sputnik.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Vjosa Osmani në vijë me Kurtin për dialogun

“Nuk do të jetë prioritet numër një i Qeverisë”

AP: Ose na tregoni se ju interesoheni për ne ose...

Ballkanasit ndihen të braktisur ndërsa në Europë ka nisur vaksinimi