MENU
klinika

La Liga, Java 29

Sevilla jep “asist” për Real dhe Barcelonën

04.04.2021 - 22:01

Pikërisht në momentin më delikat të La Liga-s, Atletico Madrid pëson humbje. Është Sevilla që fiton 1-0 në shtëpi, duke hapur totalisht garën për titull kampion.

Pasi Lucas Ocampos humbi penallti ndhe pjesa e parë përfundoi në barazim pa gola, Sevilla ka gjetur golin e avantazhit ndaj Atletico Madrid në minutën e 70’.

Skuadra e Lopeteguit ka dhuruar një aksion të denjë për Barcelonës e kohës së artë të Pep Guardiola. Topi me një prekje dhe në fund gol Acuna me kokë pas një krosimi gati fundor.

Një “assist” për Real Madrid dhe Barcelona në luftën për titull, pavarësisht se Sevilla është edhe vetë. Nëse Barcelona arrin nesër të fitojë ndaj Valladoli, atëherë so të ishte vetëm 1 pikë larg kreut.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN