MENU
klinika

Covid-19 e infektoi botën me shpejtësi...

Si do ta mbajmë mend vitin e pandemisë?

04.04.2021 - 12:44

Blogu i Albana Murrës/ Scriptorium

Covid-19 e infektoi botën me shpejtësi dhe me dramacitet ndaj nuk ka një dukuri të paralelizueshme me të. Jo vetëm kolektivisht por dhe individualisht kemi pasur vështirësi për ta kuptuar dhe procesuar virusin.

Në fillim të pandemisë, shumë gazetarë  flisnin me historianët për ti ndihmuar që të kuptonin çka po ngjante dhe të lexonin impaktet e mundshme që mund të kishte pandemia në të ardhmen. Ekspertët e post-pandemive, u munduan të hidhnin dritë mbi perspektivën e pasojave lokale dhe globale të katastrofës që ka shkaktuar COVID-19.

Ideja që një brez ka një identitet të  ndryshëm nga brezat e tjerë  është  krijuar pikërisht nga ¨ngjarjet destabilizuese dhe që  lënë  shenja gjatë në kujtesë¨. Këto eksperienca kanë një impakt të fuqishëm veçanërisht nëse përjetohen kur je në të njëzetat.

Si do reflektojnë brezat e ardhshëm mbi këtë vit?

Brezi COVID

Ky brez që përbëhet prej atyre që  janë  në  të  njëzetat, kishte arsye të  ishte i shqetësuar për të  ardhmen dhe pa pandeminë.

Në vitet 2018-2019, mijëra të  rinj kishin mbushur rrugët duke protestuar për marrje masash mbi ndryshimin klimatik.

Në 2020, të  njëjtët të  rinj u gjendën të  mbyllur, me mësimin që  zhvillohej online, protesta që  nuk zhvilloheshin dot më , plane të  ndryshuara, me aq shumë  kufizime që  e kishin origjinën pikërisht në  çekuilibrin ekologjik, të  cilit aq shumë  i druheshin.

Kanë një moshë që fatmirësisht nuk kanë  përjetuar pasojat shëndetsore më  të  rënda që  mund ti shkaktojë  koronavirusi, por po janë  brezi që  do vuajnë  më  shumë  për të  gjetur punë  në një botë  post pandemi, janë  ata që  do ta mbajnë  barrën e shlyerjes së  borxheve të  qeverive për të  kaluar krizën shëndetsore.

Brishtësia e të  ardhmes kumbon, njësoj siç kumbon fakti që  e ardhmja është  jashtë  kontrollit.

Memoria kolektive

Kur historianët përdorin termin ¨memorie kolektive¨ i referohen mënyrës sesi do ta mbajë  mend populli një  ngjarje apo një  periudhë  kohore. Është  pikërisht mënyra sesi do shkruhet kjo periudhë  në  librat e historisë, si do pasqyrohet nëpër filma, në  monumente etj.

Sa më shumë kohë të ketë kaluar nga ngjarja aq më abstrakte bëhet memoria kolektive.

Për brezin COVID, një  rikthim i një  pasigurie dërrmuese është  një  plagë  e thellë  në një  shoqëri ku ankthi dhe depresioni po përshkruheshin si një  pandemi dhe shëndeti mendor është  një shqetësim real. Në  të  ardhmen ata do ta kujtojnë  këtë  ndjesi ose kjo ndjesi, nuk do të  përbëjë  as një  thërrime kujtese.

Ndoshta pasi të  kemi kaluar 50 vjet duke jetuar me këto pasiguri dhe me këtë  ankth do ti konsiderojmë  si pjesë  e jetës, pasojë  e përshtatjes që  njeriu si qenie e ka në  nivele të  larta.

Cilat ngjarje do mbajë mend brezi COVID, pas 20, 30 apo 50 vjetësh?

Grafia e pabarazisë

Një nga defektet që  nxorri në  pah pandemia ishte pikërisht pabarazia gjinore. Gratë kanë humbur më  shumë  vendet e tyre të  punës sesa burrat. Është  rritur kujdesi ndaj fëmijëve nga ana e baballarëve por gjithsesi ngarkesën më  të  madhe në  punët e shtëpisë e kanë  gratë. Ato kanë  punuar nga shtëpia dhe janë  marrë  dhe me detyrat e shtëpisë  së  fëmijëve.

Brezi COVID, do mbajë  mend jetesën në  familje ku pasiguria dhe kujdesi ishin pjesë  e përditshmërisë . Pandemia ka shërbyer si një grafi e pabarazisë, ka shfaqur çarjet që ekzistojnë në strukturën tonë shoqërore.

Historitë që ja tregojmë vetes janë të rëndësishme

Historianët e dinë që  ngjarjet që  një  komb i tregon vetes kanë  rëndësi, memoria kolektive mund të  sheshojë  versionet e vërteta të  së  kaluarës, ndërkohë  që  ngjarjet individuale apo familjare mund të  jenë  konfliktive. Një nga detyrat tona më të rëndësishme është  pikërisht rrëfimi i ngjarjeve duke e menduar veten pjesë  të  një  kombi dhe jo individualisht.

Disa nekrologji u publikuan pothuajse çdo ditë në ¨The Age¨, jetesa në  kohëra ku papunësia ishte në  nivele të  frikshme, varfëria gjithashtu por njëkohë sisht u publikuan dhe shumë  biografi njerëzish që  kishin punuar fort, duruar e vuajtur shumë  dhe nxirrnin në  pah rëndësinë  e komunitetit.

Por përpos numrit të njerëzve që  u infektuan me COVID-19, ndryshimeve drastike në  ekonomi, pabarazive që  dolën në  pah dhe më  shumë . Cilat kujtime duhet të zënë vend në memorien tonë nga ky vit?

Nekrologji ndaj neoliberalizmit

Është ende shumë  herët për të  parashikuar se si do mbahet mend kjo nyje historike. Jemi ende duke e jetuar këtë ngjarje, na ka kapluar kjo dramë e cila është e re për të  gjithë  ne.

Pandemia ka bërë  që  të  shkruhen disa nekrologji por po shpresoj të  shkruhet një  nekrologji për neoliberalizmin. Kur brezi COVID të  rikujtojë  2020, uroj të  kujtojnë  fuqinë  e komunitetit, përgjegjësinë  kolektive dhe forcën e organeve politike.

Le të  përkujtojmë  kur të mbarojë e gjitha kjo, se historia që  ky brez bëri ishte një  histori që ngjalli vlerat e përkujdesjes, administrimit të  mirë  dhe drejtësisë.

Katie Holmes është  drejtoreshë  e studimeve dhe investigimeve në Arc Discovery Project, Changing Landscapes, Changing People. Ajo ka realizuar disa kërkime shkencore në  fushat e luftës, seksualitetit, feminizmit. Në 2010 asaj iu dha çmimi Keith Cameron në  Historinë  Australıane.

Albana Murra

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Pas prodhimit të qindra miliona dozave të vaksinës Covid-19

Sa kohë do të duhet për të vaksinuar gjithë botën kundër Covid-19?