Nga Ragnar Lofstedt, The Guardian
Njoftimi nga Komiteti i Përbashkët për Vaksinimin dhe Imunizimin (JCVI) për përdorimin e vaksinave alternative për personat nën 30 vjeç erdhi pas 79 raporteve të mpiksjeve të gjakut dhe 19 viktimave.
Pavarësisht nga mesazhi i qartë nga shkencëtarët dhe profesionistët mjekësore, disa ekspertë kanë filluar të shqetësohen për ndikimin që do të ketë lajmi në hezitimin për tu vaksinuar.
Aktualisht, rreziku i zhvillimit të mpiksjes së gjakut nga vaksina AstraZeneca në MB është 1 në 250,000. Për gratë që marrin pilula kontraceptive orale, rreziku është shumë më i lartë, një në 2,000 në vit.
Ndërsa Stephen Reicher, një anëtar komitetit tha se ka më shumë të ngjarë të vdisni nëse bini nga shkallët sesa nga AstraZeneca.
Sidoqoftë, ne e dimë që perceptimi i rrezikut nuk përputhet gjithmonë me faktet.
Për sa i përket vaksinave, ekspertët kanë dokumentuar për vite me radhë hetimet ndaj tyre. Para fillimit të fushatës së vaksinimit në Mbretërinë e Bashkuar, një studim i nëntorit 2020 nga Ipsos Mori nxori në pah se një pjesë e konsiderueshme e 22% e të anketuarve në Mbretërinë e Bashkuar deklaruan se ata ndoshta ose nuk do të pranonin të vaksinoheshin.
Statistikat e ONS tregojnë se, që nga mesi i Marsit, më shumë se 90% e mbi 70-vjeçarëve kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës Covid-19.
Kërkimet akademikë na ndihmojnë për të kuptuar një numër të caktuar faktorësh, raporton abcnews.al
Ajo që studimet kanë theksuar është se njerëzit janë shumë më të shqetësuar për rreziqet e panjohura (si një vaksinë për një sëmundje të re) sesa për ato të njohura, dhe rreziqet që prekin të rinjtë merren më seriozisht sesa ato që prekin individët e moshuar.
Ne gjithashtu e dimë që njerëzit i frikësohen rreziqeve teknologjike më shumë sesa atyre natyrore.
Së fundmi, shkalla e rrezikshmërisë është gjithashtu e rëndësishme: një rrezik i mundshëm që prek miliona njerëz në një periudhë të shkurtër kohe amplifikohet në mendjen tonë, në krahasim me diçka si për shembull goditja nga rrufeja, që ndodh vetëm gjatë një stuhie.
Këta faktorë te AstraZeneca – shpjegojnë pse efektet anësore mund të shkaktojnë ankth dhe shqetësim për disa njerëz, pavarësisht nga faktet objektive.
Rreziqet janë të vogla – siç ka theksuar ministri i shëndetësisë Matt Hancock.
Suedia ka lejuar vaksinimin me AstraZenca vetëm te personat mbi 65 vjeç, e cila reflekton një nivel të paarsyeshëm të shmangies së rrezikut. Në fakt, duke pasur parasysh ritmin e ngadaltë të fushatës së vaksinimit, është një vendim që mund të çojë në viktima midis të pavaksinuarve.
Pandemia Covid-19 prek kryesisht grupmoshat e moshuara dhe individët me sëmundje të tjera. Nuk është një sëmundje që shkakton shumë viktima te personat e shëndetshëm nën 30.
Hendeku midis perceptimit dhe realitetit nuk mund të lihet mënjanë. Gjithçka duhet të jetë transparente dhe jo-alarmante në mënyrë që faktori vendimtar – besimi në procesin shkencor – të jetë i lartë.