Jeni të lodhur dhe doni të rikuperoni forcat sa më shpejt?
Pijet energjike për momentin kanë shumë publicitet dhe premtojnë se ju sigurojnë energjinë për të cilën keni nevojë përmes substancave të ndryshme stimuluese.
Në nivel botëror, pijet energjike janë komercializuar në më shumë se 165 vende, përfshirë shtetet e Bashkimit Europian. Megjithatë, vitet e fundit është vënë në diskutim dëmi, në termat e shëndetit, që derivon nga përdorimi i papërgjegjshëm i këtyre pijeve.
Pijet energjike, përveç ujit që është përbërësi me prezencën më të madhe, përmbajnë stimulantë, sheqerna, aroma dhe ndonjëherë edhe vitamina e kripëra minerale.
Aspekti kryesor negativ i pijeve energjike është doza e substancave të tyre të cilat, krahasuar me atë të ushqimeve të tjera është joproporcionale dhe mund të shkaktojë efekte të padëshirueshme shëndetësore. Konsumi i tepërt i kafeinës për shembull, sidomos në mesin e konsumatorëve në moshë të re mund të ndërhyjë në aktivitetin e sistemit nervor normal, duke shkaktuar nervozizëm, acarim dhe rritim.
Pije energjike natyrale
Përsa i përket pijeve energjike, nuk mungojnë edhe alternativat natyrale. Mund të zgjedhim pije të realizuara me përbërës natyralë që kanë të paktën 3 avantazhe: kushtojnë më pak, mund t’i përgatisim në shtëpi dhe nuk kanë efekte anësore. Le të shohim së bashku cilat janë dhe si na ndihmojnë të ‘rikarikojmë bateritë’.
Ujë kokosi. Një pije energjike e thjeshtë, por e pasur me substanca ushqyese: kalium, fosfor, magnez, kalcium e kripëra. Gjithashtu, uji i kokosit është i varfër në sheqerna e yndyra, kështu që mund ta integrojmë edhe në një dietë hipokalorike.
Lëng domatesh. Nëse dëshirojmë një pije për të rikuperuar forcat, pas një stërvitjeje të gjatë, mund të zgjedhim lëngun e domateve. Mund të duket një zgjidhje e rrezikshme, por substancat e gjendura tek domatet, sipas një studimi të kryer në Greqi, ndihmojnë për të rikuperuar energjinë e muskujve shumë më shpejt se pijet tradicionale energjike.
Lëng spinaqi. Siç ju kujtohet, personazhin ‘Braccio di ferro’, spinaqi e ndihmonte të rikuperonte energjitë falë prezencës së hekurit. Lëngu i spinaqit prezanton një coktail natyral, të thjeshtë për t’u përgatitur që kërkon vetëm tre përbërës: tre kërcej selinoje, 2 asparagë dhe një domate ose karotë.
Lëngu i ngrohtë i mollës (brulee molle). Përveç të qenit një ilaç fantastik kundra kollës dhe dhimbjes së fytit, lëngu i nxehtë i mollës ka një aksion depurativ dhe antioksidues në organizmin tonë. Vetitë e tij na ndihmojnë të jemi të përqendruar dhe na mbrojnë nga disa sëmundje degjenerative siç është për shembull demenca senile.
Frulato bananesh. Banania është një prej frutave të preferuara nga atletët për të rikuperuar energjitë dhe për të parandaluar ngërçet muskulore gjatë stërvitjes. Për të përgatitur një frulato bananesh ju duhen: 2 banane, një lugë mjaltë, gjysmë gote qumështi dhe 2 kube akullli. Në këtë moment, gjithçka që duhet të bëni është t’i centrifugoni mirë dhe të pini lëngun.