Mbrëmjen e djeshme janë publikuar rezultatet e sondazhit të Institutit Piepoli në bashkëpunim me Report Tv.
Nëse do të votohej sot, Partia socialiste do të merrte mandatin e tretë me 69-73 mandate, duke pësuar një ulje të lehtë në krahasim me vitin 2017.
Rritje të madhe do të kishte Partia Demokratike, e cila do të arrinte të fitontë 56-58 mandate, ndërkohë që në vitin 2017 kishte marrë 43 deputetë.
LSI do të ishte humbësja e madhe e këtyre zgjedhjeve, pasi do të humbiste rreth gjysmën e 19 deputetëve të vitit 2017, pasi zgjedhjet e këtij viti do ta linin me 8-10 mandate.
PSD e Tom Doshit mund të sigurojë një mandate deputeti, ashtu si Lëvizja për Ndryshim dhe Nisma Thurje, ndërkohë që jashtë parlamentit do të ngeleshin Myslim Murrizi dhe Astrit Patozi.