MENU
klinika

Për herë të parë votimet do të zhvillohen në…

Sot heshtje zgjedhore, por ja gjobat që parashikon Kodi në rast se partitë e thyejnë!

24.04.2021 - 08:51

Nga dita e sotme vendi ynë ndodhet në heshtje zgjedhore, që sipas Kodit Zgjedhor fillon një ditë para votimeve dhe zgjat deri në mbyllje të procesit të votimit.

Kodi Zgjedhor i Shqipërisë në nenin 77 të saj parashikon që në periudhën e heshtjes zgjedhore nuk lejohet asnjë lloj fushate nëpërmjet organeve të medias, si dhe zhvillimi i mitingjeve ose i veprimtarive të tjera zgjedhore të subjekteve zgjedhore.

GJOBAT PËR ATA QË SHKELIN HESHTJEN ZGJEDHORE

Kodi parashikon gjithashtu gjoba për subjektet apo kandidatët që thyejnë heshtjen zgjedhore, por edhe për mediat.

Kështu, subjekti që thyen heshtjen zgjedhore, sipas nenit 77 të këtij Kodi, gjobitet nga KZQ-ja me 500 000 lekë. Po sipas këtij neni të Kodit me 2 000 000 lekë gjobiten edhe botuesit apo operatorët radiotelevizivë.

Kujtojmë se një ditë më parë, dy forcat më të mëdha politike mbyllën fushatën elektorale. PS në Vlorë, ndërsa PD në Tiranë.

NESËR SHQIPËRIA VOTON

Ditën e nesërme, sipas listës së publikuar nga ministria e Brendshme 3 milionë e 588 mijë e 869 shtetas do t’i drejtohen kutive të votimit.

50.5% e zgjedhësve janë meshkuj dhe 49.5 % janë femra. 107 mijë e 24 zgjedhës votojnë për herë të parë.

Ndërkohë, për herë të parë zgjedhjet do të zhvillohen me masa të rrepta sigurie për shkak të pandemisë së Covid.