President turk, Recep Tayyip Erdogan, ka uruar Vjosa Osmanin për zgjedhjen në postin e presidentes së Kosovës.
I pari i shtetit të Turqisë ka pasur një bisedë telefonike me Osmanin, teksa e ka përgëzuar për zgjedhjen si presidente e re e vendit tonë.
“Sot e përgëzova presidenten e re të Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu përmes një telefonate. Në bisedën tonë me Osmani-Sadriun diskutuam rreth çështjeve rajonale dhe marrëdhëniet e tyre”, ka shkruar fillimisht ai në llogarinë personale në Twitter.
“Unë shpreha qëndrimin konstruktiv të shoqërisë turke, një pjesë integrale e strukturës multikulturore të Kosovës në procesin e qeverisë së re dhe zgjedhjet presidenciale”, shtoi Erdogan.
Gjithashtu, ai shprehu bindjen se miqësitë historike dhe marrëdhëniet e vëllazërisë do të forcohen edhe në epokën e re. “Në bisedën tonë, unë deklarova se bashkëpunimi i shumanshëm midis vendeve tona kontribuon në stabilitetin dhe prosperitetin e Ballkanit”, përfundoi ai.
Ndryshe, Osmani-Sadriu gjatë mbrëmjes së kaluar ka marr besimin e 71 votave dhe 11 janë shpallur të pavlefshme.