MENU
klinika

“Dy mijë euro, ia futëm në zarf”

SPAK kërkon kthimin në qeli të doktorit të njohur Edvin Prifti

15.04.2021 - 09:34

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK, ka bërë rekurs në Gjykatën e Lartë duke kërkuar rikthimin në burg të mjekut Edvin Prifti.

Më datë 2 mars, Gjykata e Posaçme e Apelit liroi nga qelitë e paraburgimit kardiokirurgun Edvin Prifti. Ndaj tij u dha masa e sigurisë “Detyrim paraqitje”, ndërkohë që mbeti në fuqi vendimi për pezullimin e tij nga detyra.

Mjeku i QSUT ishte lënë në burg pas dyshimeve për “korrupsion” dhe “pastrim parash”. Ai përfundoi në pranga pas hetimit që çoi në burg edhe gjyqtaren e Krujës, Enkeleida Hoxha, avokatin Aldo Tabaku, kryesekretaren e Gjykatës së Krujës, Manuela Mallkuçi dhe shtatë persona të tjerë.

Priftit iu gjetën 250 mijë euro dhe afro 160 milionë lekë në shtëpi dhe zyrë, ndërsa aktualisht ndaj tij ka mbetur në fuqi masa e pezullimit të ushtrimit të detyrës. Mjeku i njohur kardiolog, Edvin Prifti, është pezulluar nga puna, pas përgjimeve të SPAK-ut, ku është kapur duke biseduar me Manuela Mallakuçi, për një operacion që nëna e saj do të kryente.

Në dosjen me përgjime të SPAKut, shefja e repartit të djegieve, Trëndafile Frangu, e cila ishte në komunikim me mjekun Prifti, siguron një shumë parash nga Manuela Mallkuçi, ditën që kjo shtron nënën në spital. Ndërkohë, Mallkuçi bisedon me Trëndafile Frangun e Migena Skënderin, që flet për dy mijë euro, të cilat janë për mjekun Edvin Prifti.

Sipas dosjes së SPAK-ut, Migena Skënderi kishte operuar babanë me kardiokirurgun Edvin Prifti, disa kohë më parë dhe ishte lidhur me kryeinfermieren e repartit të djegieve, që njihej si File (Trëndafile Frangu).

Më pas ishte Skënderi ajo që e lidhi Manuela Mallkuçin me Filen, duke i thënë se: “Filja do një sasi parash lidhur me ketë gjë, gjithashtu edhe kirurgut duhet t’i japim një sasi prej 2000 euro”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


SPAK bën rekurs në Gjykatën e Lartë

Kërkohet rikthimi në burg i mjekut Edvin Prifti