MENU
klinika

“Ç’janë këta budallenj që bllokojnë aeroportin”

Spartak Ngjela: Ku pyet Uashingtoni për 30 kontrollorë në Rinas

08.04.2021 - 10:37

Avokati Spartak Ngjela ka reaguar lidhur me grevën e kontrollorëve në Rinas.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale ai shkruan “ç’janë këta budallenj që dëgjojnë të deprimuarit nga akuza për korrupsion dhe bllokojnë Areoportin Nënë Tereza”.

Ngjela ndër të tjera shkruan se Uashington nuk pyet pyet për 30 kontrollorë në Rinas, teksa shkruan se shqiptarët duhet të rrinë të qetë se sot do të fillojnë fluturimet.

“Ku pyet Uashingtoni për 30 kontrollorë në Rinas përpara një stërvitjeje ushtarake nga më të mëdhatë e kohës,” shkruan ai.

Postimi i plotë i Ngjelës:

Ç’janë këta budallenj që dëgjojnë të deprimuarit nga akuza për korrupsion dhe  bllokojnë Areoportin Nënë Tereza në Tiranë?

Ku mund të bllokohet dot një aeroport në një vend të NATO–s? Kurrë!

Budallenj: pse pak kontrollorë ajrorë ka në Uashington dhe në Berlin. NATO ka qindra aeroporte ushtarakë, dhe po kaq janë bazat amerikane.

Kaq të leshtë paskan qenë drejtuesit politikë të kontrollorëve dhe vetë kontrollorët!!!

Në datën 25  prill NATO ka në Shqipëri stërvitjen DEFENDER… Saliu dhe Meta do ta ndalojë këtë? Hajde mendjengushtësi, hajde!

Janë në depresion,  por kontollorë zestë pse vajtën dhe humbën punën, dhe lirinë.!!!

Ku pyet Uashingtoni për 30 kontrollorë në Rinas përpara një stërvitjeje ushtarake nga më të mëdhatë e kohës? Rrini të qetë. Nesër fillojnë fluturimet, por mjerë kontrollorët nëse janë edhe të paguar.