MENU
klinika

NBA

Suns mposhtin Jazz dhe hap garën për vendin e parë

08.04.2021 - 09:29

Ndizet edhe më shumë gara për vendet e para në dy konferencat e NBA. Phoenix Suns fitoi pas kohës shtesë 117-113 ndaj Utah Jazz, dueli mes dy ekipeve më të mira në Perëndim.

Një ndeshje spektakolare, ku për Suns u dalluan Booker me 35 pikë e Paul me 29. Për Jazz, Mitchell realizoi 41 pikë, por që mbetën për statistikë. Gjithsesi, Utah Jazz ruan kreun e renditjes në Perëndim. Ishte humbja e dytë radhazi për kryesuesit për 9 fitoreve radhazi.

Pa probleme fiton skuadra e Brooklyn Nets, që mundi 139-111 New Orleans Pelicans, ndeshje ku diferencën e bënë Irving me 24 pikë e Aldridge me 22. Lajmi më i mirë për Nets është rikthimi në fushë i Kevin Durant pas dëmtimit, që e nisi ndeshjen nga stoli dhe realizoi 17 pikë. Brooklyn rimerr menjëherë kreun në Lindje.

Memphis Grizlies, falë 30 pikëve të Allen, mundi 131-113 Atlanta Hawks, një rezultat surprizë. Fiton edhe Denver Nuggets, që mundi 106-96 San Antonio Spurs, sfidë ku shkëlqeu Nikola Jokic, autor i 25 pikëve dhe 10 rebound. Rikthehet te fitorja ekipi i Houston Rockets, që mundi 102-93 Dallas Mavericks, me John Wall protagonist, autor i 31 pikëve.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN