MENU
klinika

Tenis

Surprizë fituesi i turneut Masters të Miamit

05.04.2021 - 09:26

Një emër i panjohur triumfon në turneun Masters në Miami. Tenisti 24-vjeçar polak Hubert Hurkacz fitoi në finale 2-0 (7-6, 6-4) ndaj italianit Jannik Sinner.

Kjo ishte hera e parë për këta dy tenistë që shkonin në finalen e një turneu Masters, ndaj për polakun ky është trium i parë në karrierë në një event kaq të rëndësishëm.

Në këtë turne priteshin surpriza, duke qenë se nuk luanin tenistët më të mirë në botë, Federer, Nadal e Djokovic. Gjithsesi, triumfi i Hurkacz, nga dita e sotme numri 16 në botë, ishte një surprizë e vërtetë, pasi askush nuk priste që të fitonte. Ai e meritoi këtë suskes, teksa në rrugëtimin e tij në Miami pati eliminuar një e nga një tenistët e “top-10”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN