MENU
klinika

Nga Nisma "Thurje'' dhe LSI

Të pastër apo me të shkuar kriminale?! KQZ publikon verifikimet e Prokurorisë për dy kandidatët

16.04.2021 - 13:38

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ka publikuar rezultatet e dërguara nga Prokuroria e Përgjithshme për kandidatin për deputet të Nismës “Thurje”, Napolon Laska.

Nga verifikimi i thelluar i Organit të Akuzës për kandidatin Laska, ka rezultuar se ai nuk preket nga ligji i Dekriminalizimit. Në këtë mënyrë, Laska është i pastër dhe mund të vijojë garën politike për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.

Të dhënat e Prokurorisë, pas hetimit të thelluar:

Nuk rezultoi të ketë kryer ndryshime në përbërësit e gjendjes civile të ndryshme nga ato të deklaruara në formularë;
Nuk rezultoi i dënuar me vendim të formës së prerë, për kryerjen e ndonjë vepre penale, nga autoriteti gjyqësor shqiptar;
Nuk rezultoi i dënuar me vendim gjyqësor jopërfundimtar nga një autoritet gjyqësor shqiptar për një çështje penale të pazgjidhur me vendim gjyqësor të formës së prerë;
Nuk rezultoi të ketë qenë i ndaluar apo arrestuar nga organet ligjzbatuese, për kryerjen e një vepre penale;
Nuk rezultoi të ketë qenë i siguruar me ndonjë masë shtrënguese të sigurisë personale.

 

 

  • foto galeri

Gjithashtu, Komisionit Shtetëror i Zgjedhjeve ka publikuar rezultatet e Prokurorisë së Përgjithshme edhe për kandidatin e LSI në zgjedhjet e 25 prillit, Artur Baku.

Nga verifikimet e Prokurorisë, ka rezultuar se kandidati Baku ka qenë i dënuar apo arrestuar më parë, si dhe ka ndryshuar emrin.

  • foto galeri