MENU
klinika

Kategoria Superiore, Java 27

Teuta mbron kreun, shkëputet nga sfida e rivalëve

10.04.2021 - 17:00

Teuta nuk ka shpërdoruar aspak mundësinë për të mbrojtur kreun e renditjes në Kategorinë Superiore, madje tani e mban e vetme. Durrsakët fituan 2-0 në Fier përballë Apolonisë.

Ishte Lorenco Vila ai që u dha avantazhin miqve në minutën e 20’ dhe 0-1 u mbyll pjesa e parë, pavarësisht se vendasit kërkuan fort barazimin. Teuta shumë e disiplinuar taktikisht pas shënimit të golit.

Në të dytën është Dejvi Bregu që shënon në minutën e 55-të, duke qetësuar trajnerin Martini. Djemtë e Detit tregohen të kujdesshëm në fundin e ndeshjes, duke marrë tri pikët pa pësuar gol.

Teuta ka përfituar edhe nga ndeshja e rivalëve. Laci nuk ka shkuar më shumë se një barazim 0-0 në shtëpi përballë Vllaznisë. Shkodranët marrin pikën e parë ndaj kurbinasve këtë sezon, por tashmë mbeten 2 pikë pas durrsakëve.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN