MENU
klinika

Kategoria Superiore, Java 27

Tirana ndalet në Korçë, Kukësi rikthehet te suksesi

10.04.2021 - 13:59

Kanë përfunduar dy ndeshjet e para në Kategorinë Superiore në futboll. Tirana është ndalur vetëm në barazimin pa gola kundër Skënderbeut në Korcë.

Një rezultat ky që nuk ishte i dëshiruar nga asnjë prej ekipeve, të cilat i prishin punën njëra-tjetrës. Nga njëri krah është Tirana që humbet disi rrugën e titullit, ndërsa në tjetrin janë korçarët që nuk mund t’i afrohen edhe më shumë Bylisit.

Në pjesën e parë korçarët arritën që të realizonin, por goli i Berishës do të anulohej për pozicionin jashtë loje. Në të dytën kishte një rritje të ritmit nga ana e bardhebluve, por pa arritur që të shënonin. Gjithashtu mes dhimbjeve të ndiera ka dalë nga fusha e lojës edhe Taulant Seferi, duke ngritur shqetësim të madh nga kampi bardheblu.

Nga krahu tjetër Kukësi ka shfryrë ndaj Kastriotit duke u kthye me fitoren 0-3 falë dopietës së Eze dhe golit të Lulaj. Verilindorët lënë pas serinë e rezultateve negative dhe me këtë trepikësh nuk shqetësohen në mesin e renditjes.