MENU
klinika

Ja çfarë tregojnë EXIT POLL-et

Tirana, surpriza më e madhe e këtyre zgjedhjeve

25.04.2021 - 21:17

Beteja e ndarjes së mandateve mes Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike në kryeqytet do të jetë garë deri në momentin e fundit, sipas Exit Poll-it të Top Channel.

Partia Socialiste dhe Partia Demokratike ndajnë midis tyre 17 mandate, ndërkohë që Lëvizja Socialiste për Integrim merr 2 mandate.

PS fiton 44.6% të votove, ndërsa PD 46.4% të votave.

Partisë Demokratike i duhen 4000 vota për të marrë mandatin e 18-të, dhe nëse ndodh është përmbysja më e madhe që ka pasur kryeqyteti, thotë gazetari Baton Haxhiu.

Ai shton se PS-ja mund të marrë një mandat, por kjo duket e vështirë.

Megjithatë, shumë analistë mendojnë se Tirana do ndahet barazim.

Vetë Erion Veliaj, drejtuesi i fushatës së PS, tha se sipas llogarive të tyre, Tirana do fitohet nga socialistët.

“Lajmi i dytë më i mirë është që projeksonet tona si në Tiranë dhe në të gjithë Shqipërinë janë më shumë se sa 72 mandate.

Por si projeksionet e exit poll-eve 71-72, si tonat që janë më shumë se aq do të duhet që të presin me shumë durim proçesin e numërimit. Dua të falenderoj të gjitha ata që shërbyen si komisionerë”, tha Veliaj.